Lajme

Osmani uron Ditën e Fëmijëve, zotohet për më shumë barazi

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 20 November 2021

Presidentja Vjosa Osmani sot ka uruar Ditën e Fëmijëve me një storie të Rijad Mehmetit, i cili për një ditë u bë president i Kosovës meqë karrigen ia lëshoi për pak çaste Osmani.

Ajo në urimin e saj u zotua për më shumë barazi mes fëmijëve të Kosovës dhe qasje gjithëpërfshirëse.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje”.

-Advertisement-

“Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera