Lajme

Osmani uron Bosnjën për pavarësi: Popujt tanë janë të vendosur për të ardhmen euroatlantike

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 01 March 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë të Bosnje e Hercegovinës.

Ajo përmes një postimi në Twitter tha se dy popujt përveç lidhjes së fortë mes tyre janë të vendosur edhe për të ardhme euroatlantike.

“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhje të forta mes njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Bosnja dhe Hercegovina sot feston 31 vjetorin e pavarësisë nga Jugosllavia përmes një referendumi të mbajtur të mbajtur më 1992.

Referendumi u mbajt në shkurt-mars 1992 për pavarësinë e Bosnje-Hercegovinës, me 99.44% të votave pro pavarësisë dhe 64% pjesëmarrje.

Një muaj më vonë, BE dhe SHBA njohën shtetin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera