Lajme

Osmani: Unë përfaqësoj një Republikë që është shembull, dhe një popull që ka luftuar

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 12 September 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci.

Në fjalimin e saj në Postdam të Gjermanisë pasi e mori çmimin “M100 Media Award”, ajo theksoi se përfaqëson një popull që e do demokracinë dhe që lufton për të.

“Ne qëndrojmë për lirinë, për dinjitetin, për premtimin e një bote ku fuqia e një vendi nuk varet nga madhësia e tij, por nga aftësia e tij për të qëndruar në anën e duhur të historisë dhe për të mbrojtur demokracinë”.

-Advertisement-

“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë bindem se ky çmim nuk është vetëm për mua; ka të bëjë me atë që unë përfaqësoj. Unë përfaqësoj një popull që ka luftuar – dhe që vazhdon të luftojë me vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi. Unë përfaqësoj një Republikë që është bërë një shembull i ndritshëm i asaj që demokracia mund të arrijë. Dhe kjo më bën thellësisht krenare”.

“Në këtë frymë, këtë çmim ua dedikoj atyre që erdhën përpara nesh: qytetarëve dinjitoz, punëtorë të vendit tim; si dhe atyre që do ta çojnë fanarin përpara për një të nesërme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera