Lajme

Osmani thotë se Shefqet Krasniqit i ka dalë ajo ana e “katunarit të Sibovcit” kur foli për gratë

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 14 April 2021

Hoxha Osman Musliu ka komentuar deklaratat e Shefqet Krasniqit për gruan në një emisionin në Kosovë.

Musliu ka thënë se nuk e ka parë atë intervistë, por thotë se nëse këto fjalë kanë dalur nga goja e Krasniqit atëherë kjo nuk ka të bëjë me fe.

Reagon hoxha i Reçakut pas debateve se Adem Jashari agjëronte: Pse po ju dhemb?

-Advertisement-

“Nuk e kam parë por nga ato që dëgjova po flas. Nuk dua të ngutem por nëse e ka thënë atë atëherë sigurisht ju ka përzier katurnallëku me arabëllakun atje. Hoxha i nderuar sigurisht e di se martiri i parë në Islami ka qenë grua. Nuk guxon të thotë ai gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Islami para 14 shekujve u ka dhënë të drejtën grave që të jenë pronare. Xheneti është tek nëna. Shefqeti nëse e ka thënë këtë fjalë është mirë me e tërhek. Me thënë se më ka dalur prej brendisë ai katunari i Sibovcit.”, thotë Musliu.

Ai po ashtu ka pasur kritika edhe për gazetarin Baton Haxhiu i cili në një intervistë tha se “Leonardo DiCaprios mund t’ia japim një vajzë të bukur nga Shqipëria por mos të na flasë për lumenj”.

“Këtu është faji edhe ju i mediave. Tani pasi i reaguat hoxhës Shefqet Krasniqi, pse nuk po i reagoni edhe këtij. Duhet të reagoni pasi ishte e ulët ajo që tha ai.”, shtoi Musliu.

Osman Musliu ka sqaruar deklaratën e tij ku tha se gjatë sulmit të vitit 1998 kur Adem Jasharit i është ofruar ta dhezë një cigare, ka thënë se e bën këtë në iftar.

Musliu në DPT te Fidani në T7 ka thënë se në asnjë moment nuk ka tentuar t’i jap kahje fetare.

“Mund ta shohin intervistën time, nëse sa grimca i kam dhënë kahje fetare le të më gjykojnë. Familja Jashari dhe UÇK-ja ka bë luftë çlirimtare jo fetare. Le të ma gjejnë vetëm një fjalë që kam dashur me fetarizu apo ç’fetarizu familjen Jashari”, tha Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera