Osmani thotë se nuk lejon autonomi të komunave serbe në Kosovë: Nuk mund të shkelet Kushtetuta
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 07 April 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk ka rrezik për autonomi për komunat me shumicë serbe nga marrëveshja e arritur në Ohër, ku parashihet edhe themelimi i Asociacionit.
Presidentja Osmani tha se edhe nëse do të kishte tendenca të ngjashme, një gjë të tillë nuk do ta lejonte.
“Nuk ka asnjë autonomi. Çka do që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do të ju takoj atyre deputetëve të vendosin për diçka të tillë. Por, si presidente e republikës në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar parametrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë”, ka thënë Osmani.
“Parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 dhe parimet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi edhe në legjislaturat paraprake që kanë të bëjnë me ruajtën e integritetit dhe sovranitetin e vendit, pastaj funksionalitetin e brendshëm që njihet si parimi i unitaritetit, dhe po ashtu më duhet ta përmend pozicionin amerikan i cili është i vendosur edhe me shkrim, i cili ndër të tjera është edhe parim shtesë udhërrëfyes në hapat përpara”, ka shtuar ajo për RTV21.
Sipas Osmanit, Kosova ka garanca që të mos i imponohet asnjë lloj autonomie.
“Ka garanca shteti ynë që të mos të lejohet që të mos tejkalohet kushtetuta dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”., deklaroi Osmani,
Presidentja, Vjosa Osmani gjithashtu i është përgjigjur pretendimeve se ajo mund të rrëzohet nga posti i saj nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese nga një ankesë e parashtruar në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se nuk ka asnjë rast në Gjykatë që ka të bëjë me pozicionin e saj dhe kërkoi që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese.
“Unë dëshirat nuk mund të ia ndaloj askujt, mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes sepse sikur të kishte Gjykata do të më njoftonte ashtu siç i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në Gjykatë për pozitën e presidentes. Dëshirë dikush mund të ketë, por me rendësi është që të mos i bëhet presion Gjykatës në kryerjen e detyrave të veta. Unë besoj se në vendimmarrje janë të prirur nga interpretimi i drejtë i kushtetutës, integriteti dhe profesionalizmi”, deklaroi ajo
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...