Lajme

Osmani takon presidentin e Emirateve arabe, diskutojnë për rritjen e investimeve në sektorë strategjik

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 03 December 2023

Në takim u diskutua për potencialin e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Emirateve Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutoi për një epokë të re në partneritetin në mes vendeve.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe është dëshmi e lidhjes së fortë në mes dy vendeve.

-Advertisement-

“Mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona. Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e Tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritetin tonë”, tha ajo.

Gjatë takimit, Osmani njoftoi se është diskutuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Në takim diskutuam hollësisht potencialin e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. E përgëzova për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij. Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëzakonshme!” ka shkruar Presidentja Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera