Lajme

Osmani takon presidenten e Sllovenisë, thotë se folëm për aleancën, vazhdimin e forcimit dhe avancimit të saj

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 10 October 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Dubrovnik ka takuar edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera