Lajme

Osmani takon në Washington senatorë e kongresistë të dy kampeve, i falendëron për kontributin e tyre për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 10 July 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Washington është takuar me senatorë e kongresistë amerikanë të dy kampeve politike, të cilët kishin qenë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.

Osmani në profilin e saj në “facebook” ka shkruar se i ka falënderuar të njëjtit për kontributin e tyre përgjatë viteve për Kosovën dhe për forcimin e aleancës në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

-Advertisement-

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! “, ka shkruar Osmani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera