Lajme

Osmani takon Mbretin Charlesin III, i shpreh urimet më të ngrohta në emër të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 05 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III, është takuar me Familjen Mbretërore.

Osmani ka thënë se është e nderuar që mund t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit të Kosovës.

Sipas pamjeve të publikuar nga vetë presidentja, është takuar me Mbretin Charles III dhe princin e Uellsit, William.

-Advertisement-

“E nderuar që mund t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit të Republikës së Kosovës për Familjen Mbretërore në këtë rast të veçantë!”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera