Lajme

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 17 January 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ajo tha se Macedoncin dhe Jasharin i ka përgëzuar për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO”, ka shkruar Osmani, transmeton Gazeta Sinjali.

-Advertisement-

“Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera