Lajme

Osmani takon Lajçakun: Angazhimi ynë i vazhdueshëm për dialogun e përqëndruar në njohje reciproke

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 23 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Nju Jork.

Osmani ka thënë se me diplomatin sllovak kanë biseduar për angazhimin e vazhduar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohje reciproke, raporton Gazeta Express

“U takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në New York. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shpreha angazhimin tonë të vazhduar për këtë proces të përqëndruar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera