Lajme

Osmani takon kryeministrin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 05 October 2023

Presindentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Granada të Spanjës është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani ka thënë se ka pasur rastin që të informojë kreun e Qeverisë britanike për situatën e sigurisë në Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë dhe e ka falendëruar atë për forcat shtesë që Britania e madhe po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Shefja e shtetit gjithashtu e ka falendëruar kryeministrin Suank pë ndihmën në ruajtjen kufirit dhe për të parandaluar akte të tjera agresioni.

-Advertisement-

Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës.
“Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka takuar edhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Një videot të cilat i ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net nga Spanja, Macron shihet duke shkuar për t’ia zgjatur dorën presidentes Osmani, më pas edhe tek ulet e bisedon me të.

“Madame la Présidente, si jeni?”, dëgjohet francezi teksa i drejton përshëndetjen homologes kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera