Lajme

Osmani takon komandantin e KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë dhe për afganët

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 27 August 2021

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, me ç’rast, ky i fundit e ka vlerësuar situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën, shkruan Gazeta Infokus.

“Komandanti i KFOR-it informoi Presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Gjatë takimit, Osmani ka diskutuar me Komandantin e KFOR-it edhe për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera