Osmani takon kancelarin austriak: Me të do të rrisim përkrahjen brenda BE-së për vizat
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 23 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin austriak, Karl Nehammer, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Ajo tha se bashkë me të do ta rrisin mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën brenda Bashkimit Europian, derisa u shpreh mirënjohëse për punën e tij në këtë drejtim.
“Në takim me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, e falenderova për punën e tij të palodhshme dhe mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit tonë ne BE. Së bashku, do të rrisim përkrahjen përbrenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të lëvizin të lirë”, ka shkruar Osmani.
Nehammer edhe gjatë vizitës së tij në Prishtinë e pati theksuar mbështetjen për heqjen e izolimit për qytetarët e Kosovës dhe perspektivën europiane të kësaj të fundit.
Pas përfundimit të samitit, Osmani tha se ka marrë deklarata mbështetëse edhe nga shtetet që më parë kanë qenë hezituese, por tha se këtë mbështetje shtetet anëtare duhet ta kthejnë në hapa konkretë.
Të tjera
-
Policia ia publikon fotografinë një gruaje që dyshohet për vjedhje, kërkon ndihmë për kapjen e saj
Policia në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një të dyshuare për një rast ...
-
Ish kryeministri britanik, Tony Blair vjen në Kosovë, Kuvendi njofton për seancë solemne
Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vij në Kosovë. Kj...
-
Meloni në Shqipëri: Marrëveshja për emigrantët, model për vendet e tjera të BE-së
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i vizitoi të mërkurën dy qendrat për...
-
Lajcak në KiE: Njoftova shtetet anëtare për sfidat në dialog, për ta forcuar pozitën tonë në rajon duhet unitet
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për n...
-
Prokuroria Speciale konfirmon se i ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit ...
-
Stano: Lajcak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Orhit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka ...
-
Pritet dorëzimi i raportit për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës
Gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel...
-
Takimi i Presidentes me kryetarët e komunave: Të përkrahen viktimat e dhunës mbi baza gjinore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovëë të japi...
-
Kurti porositë bashkatdhetarët: Vota juaj në zgjedhjet në zgjedhjet e BE-së, përgjigja jonë
Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të m...
-
“E panevojshme”: Gjyqtari i Speciales bëhet nervoz kur Nuhi Bytyçi i përmend masakrat serbe në Kosovë
Nuhi Bytyçi, gazetari i luftës, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Kur n...
-
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian: Si organizohen dhe kush mund të votojë?
Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të m...
-
“Zvarritje rastesh, lirime të shumta nga akuzat”, gjetjet e raportit të OSBE-së për rastet e korrupsionit e krimit të organizuar nga gjykatat
Misioni i OSBE-së ka publikuar sot raportin se si gjykatat në Kosovë e kanë ...