Lajme

Osmani takon homologun e saj kroat, flasin për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 09 July 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar homologun e saj korat, Zoran Milanović.

Takimi mes dyshes ka ndodh në margjinat e Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

“Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Osmanit:

Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë.

Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. 🇽🇰🇭🇷

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera