Lajme

Osmani takon Blinkenin, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 20 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se me Sekretarin Blinken kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit dhe stabilitetin në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkërendimin me aleatët.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët. Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera