Lajme

Osmani takon ambasadorin Abbott, flasin për themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 23 February 2021

Ushtruesja në detyrë e presidentit, Vjosa Osmani, sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott.

Abbott uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

-Advertisement-

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera