Lajme

Osmani takoi dje ambasadorin francez, çka diskutuan?

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 29 April 2023

Presidentja e Repulbikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar dje ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Siç është bërë e ditur përmes faqes zytare të presidencës në “facebook”, Osmani e ka falendëruar Francën për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për avancimin në Këshill të Evropës.

“Në takim u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës sa i përket procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e faqes së Presidencës.

-Advertisement-

Në këtë takim është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në luftimin e grupeve të krimit të organizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera