Lajme

Osmani takohet sërish me Escobarin: Presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 02 February 2022

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot sërish me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera