Lajme

Osmani takohet ne themeluesin e Universitetit Shqipar në Zvicër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 03 March 2021

U.D presidentja Vjosa Osmani ka takuar themeluesin e Universtetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë duke theksuar angazhimin e Leuenbergerut për të ndihmuar shqiptarët.

Postimi:

-Advertisement-

Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë.

Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar.

z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.

Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera