Lajme

Osmani takohet me Scholzin e Macronin: Mirënjohëse për përkrahjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 06 October 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi i sotëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe presidentin francez, Emanuel Macron.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ajo dhe Kosova janë mirënjohëse ndaj këtyre dy liderëve për përkrahjen ndaj Kosovës si dhe angazhimin e tyre për stabilitet në Ballkan.

Postimi i Osmanit:

-Advertisement-

Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera