Lajme

Osmani takohet me presidentin kroat, falënderon Kroacinë për mbështetjen

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 07 October 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovic, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Osmani ka shkruar në Facebook, se me homologun kroat ka pasur një takim gjithnjë përmbajtësor

Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Muaj më parë, Osmani ishte në vizitë në Kroaci e ftuar pikërisht nga Zoran Milanovic

Atëherë, presidenti kroat kishte thënë se mbështetja ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës nisi fuqishëm, por më pastaj nisi të binte – duke thënë se në rastin e Kroacisë ka qenë e kundërta

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera