Lajme

Osmani takohet me presidentin gjerman, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 07 May 2023

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Gjermania, Frank-Walter Steinmeier, gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Osmani ka shkruar se e ka përditësuar Steinmeier rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“E përditësova presidentin për dialogun dhe e falënderova për mbështetjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera