Lajme

Osmani takohet me Presidentin e Islandës, kërkon mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në KE

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 02 February 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga homologu i saj, Gudni Thorlacius Johannesson, në Rejkjavik të Islandës.

Osmani, në këtë takim ka treguar se nga presidenti Johannesson, ka kërkuar që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.

“Mikpritje e përzemërt nga Presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik”.“Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”.

-Advertisement-

“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera