Lajme

Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për thellim të marrëdhënieve

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 September 2022

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Estonisë, Alar Karis, me të cilin diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera ndërkombëtare si dhe për përkrahjen e zëshme për liberalizim vizash”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja Osmani ndodhet në New-York, ku merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera