Lajme

Osmani takohet me Peachin, flasin për anëtarësimin në KiE dhe situatën e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 04 April 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Bëhet e ditur se në takim u fol për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zhvillimet e fundit në vend e rajon dhe mbi sfidat e sigurisë.

“Në temën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

-Advertisement-

E para e shtetit gjatë takimit me Peachin folën edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera