Lajme

Osmani takohet me nobelistin Mukwege, diskutojnë për viktimat e dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 11 November 2019

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar këtë të hënë nobelistin Denis Mukwege, ku kanë diskutuar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Osmani ka thënë se ata janë pajtuar se është e papranueshme që Kombet e Bashkuara të injorojnë viktimat civile të luftës në Kosovë në raportet e publikuara lidhur me të mbijetuarat e dhunimeve gjatë luftës, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe pse 20 vite pas luftës, rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë akoma nuk gjetën drejtësi meqë asnjë nga kryerësit e këtyre krimeve nuk u gjykuan e dënuan.

-Advertisement-

Sot bashkë me nobelistin e sivjetëm Denis Mukwege, diskutuam se si kauza për drejtësi e këtyre heroinave, duhet të shndërrohet në mision për secilin prej nesh dhe për institucionet tona.

U pajtuam se është e papranueshme që Kombet e Bashkuara të injorojnë tërësisht viktimat civile të luftës në Kosovë në raportet e publikuara lidhur me të mbijetuarat e dhunimeve gjatë luftës”, ka shkruar Osmani ne llogarinë e sajë Facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera