Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, biseduan për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 26 March 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës se sotme është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, ku po merr pjesë në Forumin e Dohas, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar Presidenca përmes një njoftimi për media.

Sipas Presidencës, në këtë takim Osmani e ka falenderuar kryeministrin për mbështetjen që nga paslufta.

-Advertisement-

“Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare. Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat akoma nuk jemi të përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera