Lajme

Osmani takohet me Kasanof sot në ora 16:00

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 10 October 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Në një komunikatë për media, Presidenca njofton se takimi pritet të nis në orën 16:00

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Të mërkurën, Kasanof qëndroi në Beograd.

E sot, vizitën e tij do të vazhdoj edhe në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij sefte në Prishtinë, Kasanof pritet të zhvillojë takime me disa nga drejtuesit e shtetit.

Takimet në qendër të diskutimit parashihet ta kenë dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe asaj të Ohrit, me Serbinë.

Vizita e parë e Alexander “Sasha” Kasanof në kryeqytetin kosovar ndodhë në periudhën kur marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës prej muajsh janë në pikën më të ulët ndonjëherë, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të ekzekutivit kosovar në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera