Lajme

Osmani takohet me deputetin suedez Jacobsson

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 15 April 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, z. Magnus Jacobsson.

Presidentja Osmani dhe deputeti Jacobsson diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë.

Deputeti Jacobsson vlerësoi punën e Presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës. Kurse Presidentja falënderoi deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave për qytetarët tanë dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

-Advertisement-

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të Putinit ndaj popullit ukrainas. Presidentja ritheksoi hapat e ndërmarra nga institucionet tona për t’i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë. Presidentja gjithashtu përmendi agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera