Lajme

Osmani takohet me De Riun, diskutuam çështjet e sigurisë dhe heqjen e masave të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 31 July 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Bëhet e ditur se Osmani e De Riu folën për zhvillimet e fundit, me fokust në çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit  të rregullt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të adresimit sa më të suksesshëm të zhvillimeve në këtë fushë.

-Advertisement-

“Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, Presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend”.

 

 

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori De Riu diskutuan edhe për raportet e mira bilaterale ne mes të dy vendeve dhe rikonfirmuan përkushtimin për avancim të mëtutjeshëm të tyre në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu, gjatë takimit u potencua edhe rëndësia e vizitave bilaterale si dhe shkëmbimeve të rregullta mes institucioneve të të dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera