Lajme

Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 27 Shtator 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se falënderoi Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, përcjell Klankosova.tv.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy