Lajme

Osmani takohet me ambasadorin britanik dhe drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë e Britanisë

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 29 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike, Madeleine Knox dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot.

Në njoftim thuhet se Osmani me ta ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, rajon dhe Evropë.

“Presidentja Osmani e informoi znj. Knox mbi zhvillimin demokratik të Kosovës, sfidat rajonale, si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me partnerët britanikë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Në takim u bisedua edhe për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, që mblodhi krerë shtetesh nga anembanë bota për ta nderuar trashëgiminë historike të Mbretëreshës së ndjerë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi lartë rolin bashkues të Mbretëreshës.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera