Lajme

Osmani: Takimi Kosovë-Serbi në vendin e negociatave Maqedoni e Veriut-Greqi

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 March 2023

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi, foli sot për takimin Kurti-Borrell-Vuçiq në Ohër.

Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut është aty për të mundësuar një dialog për palët.

Në këtë rast, ia ka përmendur edhe rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në lidhje me mosmarrëveshjen për emrin.

-Advertisement-

Osmani u shpreh se inkurajon palët që të ndjekin  shembullin e këtyre dy shteteve, për të arritur paqen në rajon.

Në këtë rast, Osmani u shpreh se  takimi Kosovë-BE-Serbi, po mbahet në të njejtat hapësira fizike ku janë mbajtur edhe negociatat për marrëveshjen e Ohrit, e cila çoi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Sipas kryediplomatit nga Maqedonia e Veriut, duhet të shfrytëzohet momentumi i sotëm politik.

Ai tha se përkushtim dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar nuk ka pasur asnjëherë.

“Duhet të shfrytëzohet kjo energji e faktorit ndërkombëtar”, tha Osmani i cili gjithashtu ndodhet në Ohër.

Osmani: Lajçak e nisi ditën me takim me Ali Ahmetin

 

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, para fillimit të dialogut Kosovë Serbi në Ohër, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për, Miroslav Lajçak.

Ai, në rrjetin social Facebook ka shkruar se, sot ndërmjetësuesi Lajçak e nisi ditën me takim me dhe Ali Ahmetin.

“Para fillimit të dialogut Kosovë Serbi në Ohër, Ndërmjetësuesi Lajçak e nisi ditën me takim me Ali Ahmetin”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera