Lajme

Osmani: Studentët ndikojnë në transformimin e shoqërisë drejt një shoqërie të dijes

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 01 October 2020

Me rastin e fillimit të vitit të ri Akademik, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit ligjëruese universitare, ka bërë të ditur se ky vit akademik është i ndryshëm nga të tjerët, jo vetëm sepse studentët tanë shënojnë një vit tjetër rrite e pjekurie personale e profesionale, por edhe sepse ata po e nisin këtë vit në rrethana të veçanta, nën kushtet e pandemisë Covid-19.

“Prandaj, sfida e tyre dhe e institucioneve në të cilat bëjnë pjesë, është e dyfishtë: të sigurohen se do të investojnë fort në realizimin e synimeve të tyre jetësore, por edhe se do të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të tyre, të kolegëve të tyre dhe të familjeve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

Ajo uroi studentët që të gjejnë forcë që t’i përballojnë këto sfida dhe të ndikojnë fuqishëm në transformimin e shoqërisë drejt një shoqërie të dijes.

-Advertisement-

“Ata janë forca më vitale e shoqërisë dhe mund ta transformojnë atë. Për këtë kanë dhënë shumë prova në histori duke dëshmuar se nuk ka fuqi që mund ta mposhtë shpirtin studentor”,ka shkruar ajo.

Ajo po ashtu ka kujtuar ngulmimin e studentëve shqiptarë të cilët në një ditë si kjo, më 1997, iu kundërvunë dhunës serbe në një marsh solidiarizimi për lirinë, duke e thyer izolimin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar me jehonën e fuqishme të zërit të tyre për liri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera