Lajme

Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 09 February 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar sot në zgjedhjet parlamentare, raporton Sinjali.

Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, kanë hedhur votën në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo pas votimit tha para mediave se Kosova është shtet demokratik dhe se gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Siç e dini Kosova është shtet demokratik. Sot është dite vendimtare qe te gjithë qytetarët të japin kontribut në ketë drejtim. Shpresoj qe te gjithë qytetaret ta shfrytëzojnë ketë të drejtë. Është mundësi e mirë që jo vetëm te japin vlerësimin, por edhe ti japin mundësi atyre kandidateve qe janë për herë të parë. Shpresoj që e mbara të i prij Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera