Osmani: Shqiptarët nga Lugina t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë

Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 24 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësues institucionalë e politik të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.
Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, njofton Klan Kosova.
Osmani ka bërë thirrje që shqiptarët t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë, i cili është i hapur deri në fund të këtij muaji.
Sipas saj, pjesëmarrja sa më masive në regjistrim është masë kundrejt politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative.
“Presidentja nënvizoi se regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional të shqiptarëve. Se këndejmi, Presidentja ofroi mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të përfaqësive tona diplomatike për të bërë thirrje për regjistrim tek të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Kosovë apo në vende të tjera”.
“Për këtë frymë, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për unifikimin e faktorit shqiptar për çështjet prioritare me të cilat ballafaqohen shqiptarët për t`i eliminuar pengesat që po i bën Serbia në procesin e regjistrimit”.
“Tutje, Presidentja Osmani ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si pasojë e politikës së Qeverisë së Serbisë, duke synuar ndërkombëtarizimin e kërkesave për të drejtat e shqiptarëve”.
“Në këtë kontekst, ka potencuar rëndësinë e bashkëveprimit në mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci për trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat përballen shqiptarët”.

Të tjera
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...
-
Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak t...
-
Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një vend jashtë Kosovës. Një grua n...
-
Selfia e fundit para tragjedisë: Çifti i mjekëve dhe 3 fëmijët e tyre humbën jetën në rrëzimin e avionit në Indi
Avioni i rrëzuar sot në Indi dhe ku humbën jetën mbi 300 persona, u nis nga A...
-
“Frymëzim/ndryshim”, Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut
Këngëtarja e mirënjohur dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona L...
-
Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për një rast tragjik që ka n...
-
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çliri...
-
Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar nj...
-
Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dështuar në realizimin e një te...