Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e kompozitorit Fahri Beqiri

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 May 2021

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit kulturor për vdekjen e profesorit e kompozitorit Fahri Beqiri.

“Kompozitori brilant që ndërlidhi klasikën me muzikën tonë popullore, profesor Fahri Beqiri, sot iku nga kjo botë. Ai la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat, porse do të mbahet mend edhe për punën e tij akademike, sikurse edhe në disa institucione të tjera në të cilat shkëlqeu me punën dhe angazhimin e tij”, thuhet në mesazhin e  Osmanit.

Ajo ka theksuar se shuarja e profesor Beqirit është humbje e madhe për të gjithë e posaçërisht për komunitetin kulturor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera