Osmani shkon në Mal të Zi, Presidenca e Kosovës jep detaje për agjendën

Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 06 February 2023
Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të homologut Milo Đukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq.
Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.
Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me Kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

Të tjera
-
Rafuna: Po bëhemi vend i pashpresë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin je...
-
Mbetje mortore të gjetura në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luf*tës
Dyshohet se mbetjet e eshtrave të një personi të zhdukur gjatë luftës në Koso...
-
Alivanoset një punonjës në Pallatin e Drejtësisë, shkak mosfunksionimi i sistemit të klimatizimit
Gjatë këtij sezoni të verës, njësoj si në vitet e kaluara, punonjësit në Pall...
-
Ky është i riu nga Ferizaj që vdiq në aksident, familjarët japin lajmin mortor
Rinor Kashtanjeva është i riu që vdiq në një aksident në orët e para të së di...
-
Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rru...
-
Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik
Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykat...
-
Sul*moi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar...
-
52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipa...
-
Sot tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuve...
-
Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj
Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj. Lajmin në polici e ka raportuar në...
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...