Lajme

Osmani: Shembulli dhe vepra që la pas Zejnullah Gruda do të jetojnë përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 07 March 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e profesorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka thënë se sot iku edukuesi i shumë brezave por vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.

“Lamtumirë Profesor!Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojë përgjithmonë.Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor.”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera