Osmani: Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 11 June 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arrestimin e fundit të ish-policit Arbnor Spahiu.
Sipas Osmanit, arrestimet e qytetarëve tanë nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit janë veprime arbitrare, të ngjashme me ato shoviniste të viteve ’90.
”Arrestimet e qytetarëve tanë nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit janë veprime arbitrare, të ngjashme me ato shoviniste të viteve ’90. Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane. Siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, e vetmja mendësi që i përshtatet është ajo e diktaturave me frymë të së kaluarës.I tillë është edhe arrestimi i qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi baza dhe akuza tërësisht të rreme. Ky akt nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me vazhdimësinë e praktikave të vjetra të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.
Sipas Osmanit, Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës.
”Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës dhe të mbahet përgjegjëse ndërkombëtarisht për veprimet e saj arbitrare. Këto veprime jo vetëm që pengojnë lirinë e lëvizjes, por edhe rrezikojnë çdo përpjekje për dialog e normalizim të marrëdhënieve.Gjatë ditëve të fundit, përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, kemi kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së, në mënyrë që këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë të mos injorohen” thuhet më tutje në reagim.
Njëkohësisht, përsëris thirrjen drejtuar qytetarëve tanë që të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke qenë të vetëdijshëm për praktikat arbitrare të arrestimeve pa arsye si dhe për tendencat destabilizuese të këtij shteti, ka shtuar Osmani.

Të tjera
-
11 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
Janë bërë 11 vjet prej se është hequr barrikada mbi kryesore të lumit Ibër në...
-
Dedaj: Mesazhi i Trump, është sinjal për largimin e Kurtit dhe rikthimin e partneritetit me SHBA
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar deklaratën e presidentit...
-
Kuvendi mblidhet për seancën e 33-të
Seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës mbahet sot nga ora 10:0...
-
Tentim vra*sje në Prishtinë – një person goditet nga vetura derisa po lëvizte në këmbë
Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në Pri...
-
Një grua vdes në QKUK, policia nis hetimet
Një grua ka vdekur në QKUK ku ishte duke marrë tretman mjekësor. Policia b...
-
Osmani udhëton drejt Hungarisë, zbulohet agjenda
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Hungarisë, me ftesë të ...
-
Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve policorë, këto janë kriteret
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë. Sip...
-
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armato...
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...