Osmani rithekson mbështetjen ndaj viktimave të dhụnës sẹksụale: Ju jeni vetë nderi i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 16 October 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se duhet të luftohet që historia e vendit tonë të mos përsëritet dhe se padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje.
Ajo vlerësoi Vasfije Krasniqin, dhe gratë e tjera kosovare që janë viktima të dhunës seksuale në Kosovë, dhe i quajti heroina të vendit.
“Ju keni arritur që këtë dhimbje të Kosovës ta shndërroni në një mesazh të paepurt të thirrjes për drejtësi, ta dëshmoni që ata që menduan që mund ta çnderojnë Kosovën në fakt asnjëherë nuk kanë arritur dhe nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë sepse ju jeni heroinat, krenaria dhe vetë nderi i Kosovës. Puna e cila nuk e ka fundin në këtë 25-vjetor por e ka v etëm fillimin sepse dua t’iu siguroj që mbështetja jonë për ju nuk do të ndalet por do të rritet dhe do të vazhdojë dhe ne gra e burra të Kosovës do të luftojmë për këtë kauzë”, u shpreh Osmani në konferencën Ndërkombëtare mbi dhunën seksuale lidhur me konfliktin, e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Ajo tha se dhuna seksuale u përdor si arma më mizore kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Sikurse në shumë vende të tjera para luftës në Kosovë, edhe në luftën e Millosheviqit, u përdor si një armë, arma më mizore që ka njohur njerëzimi. Shkaktoi dhimbje që do të përshkonte gjeneratat. Pavarësisht të gjithave, historia dëshmoi dhe populli dëshmoi një qendresë të paepur e të jashtëzakonshme dhe kjo u dëshmua nëpërmjet guximit të të mbijetuarave për ta ngritur zërin, treguan një të vërtetë që kombi ynë e ka treguar ndër shekuj. Nuk ka krim që mund ta thyejë shpirtin e një populli, nuk ka. Duhet të luftojmë që historia mos të përsëritet, e dimë se nuk mjafton thjesht ta kujtojmë të kaluarën, padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje. Lufta për drejtësi nuk është e lehtë por kjo nuk duhet të na zmbrapsë nga synimi ynë për të krijuar mekanizma edhe më efektiv që mbështesin të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”, tha presidentja Osmani.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































