Lajme

Osmani reagon për sul*min ndaj kryeministres daneze

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 07 June 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin fizik ndaj kryeministres daneze, Mette Frederiksen.

Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani e ka cilësuar sulm tinëzar.

“Sulmi tinëzar i sotëm ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

“Dhuna ndaj çdo lider është sulmi ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qëndro e fortë, e dashura Mette”, ka shkruar presidentja e Kosovës.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar nga një person në Kopenhagë të premten mbrëma, ka njoftuar zyra e saj.

“Kryeministrja Mette Frederiksne është goditur nga një person të premten në mbrëmje në Kultorvet (sheshi publik) në Kopenhagë. I dyshuari është arrestuar menjëherë”, thuhej në njoftim.

Në këtë njoftim thuhej se Frederiksen “është e tmerruar nga ky incident”.

Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina ka qenë e para që ka reaguar ndaj këtij sulmi.

“Thellësisht e tmerruar nga sulmi ndaj koleges dhe mikes time, kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen”, ka shkruar Silina në rrjetin social “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera