Osmani: Qytetarët duan zgjidhjen e problemeve, serbët të lodhur nga presioni i Beogradit
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 18 April 2023
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Betim Osmani, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe arsyen pse qytetarët duhet t’ia japin votën në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në veri.
Ai ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e veriut të Mitrovicës, siç janë përmbytjet nga vërshimet e fundit, çështja e ujit të pijshëm, kthimi i shqiptarëve në atë pjesë, çështja e sigurisë etj, për të cilat tha se janë emergjente dhe duan zgjidhje të menjëhershme.
“Ne si Iniciativë Qytetare tash e dy vjet që jemi formuar, kemi qenë gjithmonë në krah me qytetarin… Kështu që tash besoj është një kohë e artë për marrjen e pushtetit në Mitrovicën e Veriut dhe në realizimin e kërkesave të qytetarëve të veriut pa marrë parasysh cilës etni i përkasin… Ne kemi probleme të shumta. Së pari kisha me cekë disa probleme të cilat janë emergjente që na kanë ndodhur pikërisht në kohën kur pushteti i komunës së Mitrovicës Veriore ka dhënë dorëheqje, do të thotë i kemi qytetarët të cilët janë vërshuar nga lumi Ibër, dhe tash e tre muaj nuk kanë marrë përkrahje ekonomike ose financiare nga institucionet… Pastaj e kemi ujin që është problem tash e 25 vjet. Pushteti komunal, por edhe ai qendror nuk kanë ndërhyrë, ndërsa janë të prekura tre komuna, Mitrovica e Jugut, Veriut dhe Zveçani, ku janë humbur miliarda litra ujë dhe miliona euro janë humbur tash e 25-26 vite, do të thotë edhe këtu do të ndërmarrim hapa shumë shpejtë sepse është çështje emergjente. Po ashtu kemi raste tjera p.sh. te ‘Lagjja e doktorëve’ është shembur një kodër, ku në qoftëse nuk ndërhyhet shpejtë rrezikohen të shemben edhe katër shtëpi të komunitetit serb… Pastaj kemi probleme shumë, siç është kthimi, siguria”, ka thënë Osmani.
Osmani ka deklaruar se gjendja e sigurisë nuk është e keqe, andaj ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se disponimi i qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është në nivel.
Ai potencoi se nuk do të ketë incidente, ndërsa tha se serbët e këtushëm janë lodhur tashmë nga presioni i Serbisë dhe Listës Serbe për të mos lejuar integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
“Gjendja e sigurisë nuk është e keqe në qoftëse institucionet e sigurisë e bëjnë punën e vet. Është jashtë logjikës nëse Mitrovica është anembanë e pajisur me kamera dhe institucionet tona nuk bëjnë arrestime, kjo nuk është normale… Besoj se nuk do të ketë incidente. Qytetarët e komunitetit serb në këtë situatë janë shumë të lodhur nga presioni që vjen nga Serbia, por edhe nga Lista Serbe, si për të mos dalë në votime ashtu edhe në integrimin e tyre në institucionet e Kosovës… Po besoj se ka kushte për zgjedhje dhe disponimi i qytetarëve është shumë i mirë për të dalë në zgjedhje”, tha ai.
Osmani ka apeluar tek qytetarët që të dielën të dalin në numër sa më të madh për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.
Ai premtoi gjithashtu se do të jetë kryetar shumë më i mirë për qytetarët sesa dy paraardhësit e tij të mëparshëm.
“Të gjithë qytetarëve të veriut ju bëj thirrje që të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për përfaqësim… Do të jem përfaqësimi i tyre më i mirë, dhe ju garantoj se do të jem shumë më i mirë sesa dy kryetarët që i kemi pasur deri tani në Mitrovicën e Veriut”, tha Osmani.
Përpos Osmanit, për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore garojnë edhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18,118 qytetarë./kp

T� tjera
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...

































