Lajme

Osmani publikon pamje nga takimet me liderë në Moldavi, thotë se foli edhe për zhvillimet në veri

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 31 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Moldavi, prej ku ka publikuar pamje nga pritja e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se ka pasur edhe diskutime me miq lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Transmetuesi publik raporton se e para e vendit, nesër do të ketë takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, njofton Presidenca e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera