Lajme

Osmani publikon pamje nga pritja në Ambasadën Amerikane, thotë se partneriteti Kosovë-ShBA është i palëkundur

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 07 July 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga ndenja e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për nder të përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti.

Osmani tha se përveç Ditës së Pavarësisë, kanë festuar edhe për miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Presidentja mbrëmë mbajti edhe fjalim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera