Lajme

Osmani publikon fotografi me gratë pjesëmarrëse në Samitin e BE-së: Bashkë kundër agresionit rus

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 23 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

E para e vendit ka publikuar disa fotografi me gratë pjesëmarrëse në Samitin e BE-së, duke thënë se janë bashkë kundër agresionit rus dhe ndikimeve keqdashëse.

“Me gratë e fuqishme lidere të Evropës.

Bashkë me Estoninë.

Bashkë me Finlandën.

Bashkë me Bashkimin Evropian.

Bashkë kundër agresionit rus dhe ndikimeve keqdashëse”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

Të tjera