Lajme

Osmani: Protesta e 1 tetorit të vitit 1997, ishte paralajmërim i hershëm për lirinë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 01 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit të vitit 1997, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani tha se kjo protestë ishte paralajmërim I hershëm për lirinë.

E para e vendit tha se zëri i protestuesve ishte thirrje kudër diskriminimit të shqiptarëve regjimi gjenocidal serb jo vetëm në fushën e arsimit.

-Advertisement-

“Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë.

Protesta e 1 tetorit të vitit 1997 është simbolika më e fuqishme në luftën tonë për liri, referencë përmbajtjesore për kauzën tonë kombëtare dhe ngjarja më e shndritshme në historinë tonë më të re”, ka thënë Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera