Lajme

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 07 February 2023

Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, raporton RTKlive.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera