Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Malajzisë, i kërkon mbështetje për njohje nga shtetet e ASEAN

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 06 March 2024

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.

Në takim me ambasadorin Rastam, Osmani shfaqi besimin se përgjatë mandatit të tij, do të forcohen edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë.

Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.

-Advertisement-

“Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me Malajzinë, veçanërisht në sektorë kyçë, si ekonomia, tregtia, arsimi dhe bujqësia, të cilat ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për përfitim reciprok”, njofton Presidenca.

Gjithashtu u diskutua edhe për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili “do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim ndërmjet bizneseve të të dy shteteve”.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe stabilitetit, si brenda ashtu edhe në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera